Alesandro Bastoni po tregon se është një nga pikat më të forta të këtij Interi, që siç ka treguar vetë mbrojtësi ka pasur grupin forcën e tij më të madhe.
“Mendoj se Interi ka grupin e bashkuar si pikën e tij më të fortë.
E dimë mirë që vetëm në këtë mënyrë mund të merrnim kënaqësitë që na dhuron suksesi. Jemi shumë të lumtur për këtë arritje.
Gjithë rrugëtimi ynë ka qenë shumë i rëndësishëm, në grupe të gjithë na quanin të eliminuar, por ja ku jemi.
Tani do të festojmë dhe më vonë do të mendojmë për finalen”, u shpreh italiani.