Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso është shprehur në konferencën e dhënë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Romës, takimi i dytë i gjysmëfinaleve të Europa League ndaj Romës, se presin një ndeshje të vështirë.
Me sfidën e parë që u mbyll me fitoren 1-0 të “verdhekuqve”, Alonso tha se kanë mundësinë të arrijnë në finale.
“Ndeshja në Romë ishte shumë e vështirë, nesër presim të njëjtën gjë.
Ndjej energjinë dhe humorin e ekipit, do të japim gjithçka deri në sekondën e fundit sepse ne kemi mundësinë të arrijmë në finale.
Përvoja e ndeshjes së parë do të na ndihmojë. Ne kemi nevojë për një ekuilibër mes intensitetit, pasionit dhe mbrojtjes së mirë.
Roma është e fortë, por nëse japim gjithçka në stadiumin tonë me tifozët tanë, ne mundemi. Jemi të lumtur që arritëm në gjysmëfinale, por duam më shumë.”-tha trajneri.