Të mërkurën në mbrëmje, Real Madrid do të luajë gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City.
Timonieri i skuadrës madrilene, Carlo Ancelotti, ka vendosur që në minutat e para të hedhë në fushë këta lojtarë:
Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga, Kroos, Modric, Valverde, Rodrigo, Vinicius Junior, Benzema.
Vlen të thuhet se nga stoli do ta nisë lojën mbrojtësi Antonio Rudiger, i cili ndali Haaland në ndeshjen e parë.
Në ndeshjen e parë Real Madrid dhe Manchester City barazuan 1:1.