Jose Luis Mendilibar, trajneri i Sevillas, ka folur për mediet në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Europa League me Juventus.
Gjatë konferencës Mendilibar u shpreh se ndeshja në Torino i motivon që të bëjnë më mirë në shtëpi.
“Ndeshja në Torino na jep besim dhe na motivon për të bërë mirë në shtëpi.
Pas ndeshjes në ‘Old Trafford’ pati më shumë dyshime për kualifikimin në raundin tjetër, por ne do të tentojmë”,-tha ai.