Fundoset anija e Realit

Manchester City - Inter është finalja e madhe e Champions League në futboll.
Skuadra angleze, Mancheter City, e meritoi finalen, duke e deklasuar me rezultat 4:0 kampionin në fuqi të Evropës, Real Madridin.
Ndeshja e parë ka përfunduar baras (1:1) dhe City kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 5:1.

Finalja mes Man City dhe Interit do të luhet në stadiumin Olimpic të Ataturk në Stamboll më 10 qershor.
Një City i frikshëm u shfaq në pjesën e parë kur edhe dy herë ka realizuar përmes futbollistit Bernardo Silva.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola është sikur në qiellin e shtatë, e ai i Realit, Carlo Ancelotti, i mërzitur ka lëshuar stadiumin “Etihad”.
Një City që ka luajtur me mirë, ka administruar lojën dhe pati edhe raste më shumë, që fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë.
Në minutën e 13-të, Reali shpëton, topi largohet nga vija fatale nga MIlitao pas goditjes me kokë të Haalandit.
Erling Haaland në minutën e 21-të, godet me kokë por portieri Courtois i Realit, me maje të gishtërinjve ka shpëtuar gol të sigurt.
Në minutën e 23-të, de Bruyne ka asistuar për bukuri deri të Bernardo Silva i cili brenda 16-shit dhe nga afërsia, me një goditje të fortë e mposhti portierin Courtois, 1:0.
Fat i madh për Manchester Cityn në minutën e 35-të, Toni Kroos nga distanca godet por topi ndalet në tërthorëse.
Në minutën e 37-të, Bernardo Silva me kokë shënon në këndin e majtë për 2:0.
Alaba i Realit në minutëne 51-të, nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra, godet me mjeshtri por portieri Ederson mezi shpëtoi portën duke e dëbuar në korne.
Në minutën e 73-të, Haaland i vetmuar megjithatë golin e tij e mohoi portieri Courtois, duke e ndalur me këmbë dhe topi më pas qëlloi tërthorësen.
Militao ka shënuar autogol në minutën e 76-të, i jep goditje të rëndë Realit, 3:0.
Benzema në minutën e 83-të e Ceballos në atë të 84-tën, nuk shënuan.
Alvarez vulos fitoren në 4:0 në minutën e 90+1.
Reali apo 14 herë kampioni i Evropës, eliminohet, City në finalen e madhe.
Manchester City - Real Madrid 4:0
Stadiumi "Etihad" në Manchester.
Gjyqtar: S. Marciniak (Polonia).
Shënues: Silva (23' e 37'), Militao (76' -autogol), Alvarez (90+1')..
Kartona të verdhë: Dias, Gündogan, Grealish - Carvajal, Camavinga.
Manchester City: Ederson, Walker, Stones, Ruben Dias, Akanji, Rodrigo, De Bruyne (Foden 84'), Gündogan (Mahrez 79'), Bernardo Silva, Haaland (Alvarez (89') dhe Grealish.
Real Madrid: Courtois, Carvajal (Lucas 80'), Eder Militao, Alaba, Camavinga (Tchouameni 80'), Fede Valverde, Kroos (Asensio 70'), Modriç (Rudiger 63'), Rodrygo (Ceballos 81'), Benzema dhe Vinicius Junior.