Juventusi luan ndaj Seviljas mbrëmjen e nesërme ndeshjen e kthimit në Ligën e Europës.
Pas barazimit 1:1 në Torino, bardhezinjtë kërkojnë finalen dhe diçka të tillë e thotë vetë Masimilano Alegri.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes, tekniku italian shprehet se Juventusi e meriton edhe një finale, ndërkohë që pjesëmarrjen e konsideron një rezultat pozitiv.
“Duhet të mendojmë për ato që ndodhin në fushë dhe e gjithë skuadra kërkon që të arrijë edhe një finale pasi djemtë e meritojnë.
Nesër do të tregojmë personalitet dhe karakter.
Nuk ishte një rrugë me shumë shkëlqim por të gjithë kemi punuar për këtë moment. E meritojmë të shkojmë edhe në një finale dhe do të ishte rezultat pozitiv”, u shpreh Allegri.