Mitrovica është fituese e Kupës së Kosovës në futboll (femrat).
Vashat mitrovicase shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj EP - Com nga Hajvalia, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Zëvendësministrja e Ministrisë, Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Daulina Osmani, ka uruar Mitrovicën.
“Vajzat e KFF Mitrovica fituese të Kupës së Kosovës për edicionin 2022/2023.
Së bashku me zëvendësministren e MASHTI Edona Maloku përcjellëm nga afër finalen e Kupës së Kosovës për vajza.
Në një ndeshje që u zhvillua me shumë pasion dhe rivalitet nga të dyja skuadrat, në minutën e 79-të, Mitrovica shënoi golin e fitores kundër KFF EF Hajvalia.
Urime Mitrovicës mbrojtja e titullit, dhe përgëzime Hajvalisë për lojën e bukur”, ka shkruan Osmani në profilin e saj në facebook.