​Mesazhi i Guardiolas për Interin para finales

Futboll

​Mesazhi i Guardiolas për Interin para finales

Më: 18 maj 2023 Në ora: 09:04
Guardiola

Interi dhe Manchester City do të përballen në finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet më 10 qershor në Stamboll.

Gjiganti italian kaloi në finale pasi eliminoi rivalin lokal, Milanin, kurse Manchester City e shpartalloi Real Madridin pas dy ndeshjeve me rezultat 5-1.

Pas ndeshjes, trajneri i Cityt, Pep Guardiola komplimentoi lojtarët e tij edhe pse pranoi se kishte frikë se mund të ndikoheshin nga ajo që ndodhi vitin e kaluar.

“Kisha ndjesinë se kishim dhimbjen e asaj që ndodhi vitin e kaluar, dhe sot. Kur dikush thotë se këtyre lojtarëve u mungon karakteri, mendoj se gjatë vitit kemi treguar se sa i veçantë është ky grup. Më duhet t'i përgëzoj të gjithë, nga presidenti e deri te personi i fundit. Ne punojmë me një qëllim të vërtetë, dhe tani jemi atje. Kjo ishte një nga paraqitjet më të mira të Manchester Cityt, ne thjesht duhet të fitojmë duke u përpjekur të jemi vetvetja.”, tha Guardiola.

Spanjoli më pas foli edhe për finalen kundër Interit duke thënë se përballja me një skuadër italiane në finale nuk mund të jetë kurrë e lehtë.

“Interi? Një finale kundër një ekipi italian nuk është ndeshja më e mirë që mund të bëni. Duhet të përgatitemi mendërisht për këtë finale dhe do të kemi kohë për të ”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat