Manchester City ka dhe 5 ndeshje deri në fundin e sezonit, ku synon të marrë tre trofe.
Të besuarit e Pep Guardiolës po zhvillojnë një fund sezoni magjik, ku janë në garë për të marrë trofeun e Champions League, titullin e Premier League dhe FA Cup.
“Qytetarët” janë në rrugën e mbarë dhe gjithçka mund ta vendosin në vetëm 3 ndeshje.
Nëse City arrin që të mundë Chelsea këtë fundjavë, matematikisht do të jetë kampione e Anglisë, ndërkohë që më pas mund të përgatisë dy ndeshjet e muajit qershor.
Në datën 3 të muajit të ardhshëm, skuadra e Guardiolës do të luajë finalen e FA Cup me Manchester Unidet, ndërsa një javë më vonë në Stamboll takon Interin për finalen e Ligës së Kampioneve.
Nëse Manchester City do të arrijë që të marrë të tre këto trofe, atëherë do të përsërisë suksesin e 24 viteve më parë të Manchester United.
Asokohe, rivalët e qytetit arrin suksesin në të trija frontet, e tani historia mund të përsëritet, me Cityn që ka në dorë për të veshur Manchesterin me ngjyrat e tij.