Goli i tij në ndeshjen e parë në Madrid ishte ai që i dha shpresë Manchester City.
Po flasim për Kevin de De Bruyne, me mesfushorin belg që ka bërë një tjetër paraqitje mjaft të mirë në “Etihad”.
Këtë herë prania e tij nuk është ndier shumë, sepse kanë qenë të tjerë ata që vendosën finalen.
Por, natyrisht që kjo nuk zbeh meritat e mesfushorit belg.
Duke folur për takimin, ai ka pranuar se City e ka merituar plotësisht fitoren.
“Mendoj se në takimin e parë në Madrid nuk kemi bërë një paraqitje shumë të mirë, kemi bërë disa gabime.
Por kemi korrigjuar gjithçka në Angli. Kemi zbritur në fushë me ritmin e duhur, me urinë e duhur, e kemi dominuar Realin dhe me meritë jemi në finale”, ka nënvizuar belgu. Mesfushori i Mançester Sitit ka saktësuar se pjesa e parë ka qenë vendimtare.
“Do të thosha se pjesa e parë ishte shumë e rëndësishme. I kemi dhënë një goditje që në fillim Realit, e kemi dominuar.
E kemi vënë Realin nën presion, duke mos i dhënë mundësi të jetë i qetë dhe të bëjë lojën që ai dëshiron. Këtë herë kemi qenë ne që kemi diskutuar rimin e lojës. Për fat paraqitjen e kemi kompletuar me katër gola.
Mund të kishim shënuar më shumë? Ndoshta, sepse mundësitë i kemi krijuar, veçanërisht në pjesën e parë. megjithatë rëndësi ka fakt që jemi sërish në finale dhe kjo na lumturon”, tha De Bruyne.
Mesfushori i “qytetarëve” ka saktësuar se tashmë ka ardhur momenti që Siti të tregojë se është i madh jo vetëm në Angli, por edhe në Europë.
“Arritja në finale ishte një objektiv i rëndësishëm për ne.
Por puna do të quhet e kryer nëse do të arrijmë të fitojmë trofeun. Iu afruam dy vjet më parë ndaj Çelsit, por nuk ia dolëm.
Shpresoj që këtë herë ta sjellim trofeun në Manchester”.