Eliminimi i Milanit nga Liga e Kampionëve, raportohet se mund të lëkund edhe karrigen e trajnerit Stefano Piolit.
‘Rossonerët’ dy ditë më parë u eliminuan nga ‘Champonsi’ nga rivalët e tyre të përjetshëm, Inter.
Pioli sipas medieve italiane, ka tri ndeshje në dispozicion për të mbetur në krye të bankinës së Milanit, skuadër kjo që duhet t’i fitojë tri ndeshjet e fundit në Serie A për të siguruar vendin e katërt, pozitë kjo që dërgon në zonën e ‘Championsit’.
“Stefano Pioli është në karrigen e nxehtë. Ëndrra e Champions League u shkatërrua.
Pioli ka tri ndeshje për të mbajtur pozicionin e tij. Milani është i detyruar të synojnë vendin e katërt për të siguruar pjesëmarrjen në UCL sezonin e ardhshëm”, shkruan ‘Tuttosport’.