Manchester City i Pep Guardiola do të sfidojë Inter të Simone Inzaghi në finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll.
Suksesi i bujshëm 4-0 ndaj Real Madrid në “Etihad Stadium” eliminon mbretërit e komepticionit. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, “Qytetarët” rrëmbejnë kalimin për finalen e Champions, e dyta në tre vitet e fundit.
Tabloidët në ishull shkruar gjatë për këtë sukses. “The Sun Sport” si titull kryesor ka vendosur: Master Class, City i Guardiolës është perfekt dhe me marshin drejt tri titujve. Një tjetër tabloid i rëndësishëm si “Mirror Sport” shkruan: Silva i artë. Shoqëruar me foton e sulmuesit që shënoi dy golat e parë të sfidës.
“Vrasje blu” e cilëson “Daily Express” fitoren e Manchester City-t, ndërsa më poshtë komenton: Bernardo Silva drejton sulmin ndërsa City shkatërron Real-in.
Edhe gazetat në Itali kanë shkruar për arritjen e Manchester City-t në finale.
Gazeta italiane “Corriere dello Sport” shkruan: Ata janë përbindësha, Inter sfidon një Manchester yjesh në finalen e Stambollit.
“La Gazzeta dello Sport” ka vendosur në faqen e parë futbollistin e Inter-it Nicolo Barella shoqëruar me ato të ekipi anglez si Erling Haaland dhe Bernardo Silvën.
Manchester City i frikshëm, forca Inter, duke i dhënë zemër zikaltërve në finalen e 10 qershorit që do të zhvillohet në Stamboll.