Sevilla është në finale të Europa League në futboll.
Sevilla ka shënuar fitore pas 120 minutave me rezultat 2:1 në konak të vetin ndaj Juventusit, në takimin e kthimit.
Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (1:1) por edhe sfida e parë 1:1 dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta skuadra spanjolle ka shënuar fitore me rezultat 2:1.
Vllahoviq në minutën e 65-të ka realizuar për Juven.
Suso (71') e Lamela (95') shënuan për fitoren e Sevillës.
Acuna i Sevillës në minutën e 115-të u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Sevilla në finale ndeshet me Romën! Juve eliminohet.