Trajneri i AS Romës, Jose Mourinho, është shprehur i ngazëllyer me kualifikimin e skuadrës së tij në finalen e Europa League.
‘Romakët’ mbrëmë luajtën pa gola në udhëtim tek Bayer Leverkusen, dhe skuadra italiane falë fitores në ndeshjen e parë (1-0), kalojë në finalen e madhe të kësaj ligë evropiane.
“Deri këtu kemi ardhur më shumë vështirësi. Lojtarët kanë mësuar shumë. Jemi të lumtur më atë që kemi e arritur”, ka thënë Mourinho.
“Për mua është jo vetëm kënaqësi, por edhe nder të punojë më këta djem”, ka theksuar strategu italian.
Roma në finalen e Europa League do të takohet me Sevilla, e cila eliminoi Juventusin.