Probleme në gjurin e majtë për Verrattin!
Marco Verratti do të duhet të ndalojë së luajtur për një periudhë ende të pacaktuar.
Sipas raportimeve të medieve italiane, ky është një lajm i keq për ekipin e Paris Saint-Germain që nuk do ta ketë mesfushorin në dispozicion të paktën për ndeshjen me Auxerre, por edhe për kombëtaren e Italisë, në prag të ndeshjeve eliminatore të EURO 2024.
Siç bën me dije vetë faqja e klubit parisien,Verrati ka pësuar një dëmtim në gjurin e majtë dhe sot po i nënshtrohet të gjithë kontrolleve të nevojshme.