Mbrojtësi i Koresë së Jugut, Kim Min-Jae, sapo u kurorëzua kampion i Italisë me SSC Napoli, është në shënjestër të PSG-së për afatin kalimtar veror.
I konsideruar si një nga më të mirët – nëse jo më i miri – si qendërmbrojtës në Serie A këtë sezon, Kim Min-Jae është me interes për Paris Saint-Germain, raporton RMC Sport.
Këshilltarit sportiv të klubit kryeqytetas i pëlqejnë cilësitë e tij teknike, por edhe mendore.
Ai e konsideron atë të dobishëm për PSG-në, veçanërisht në aftësinë e tij për t’u përshtatur me mjedisin parizian.