Mikel Arteta ka bërë lëvizjet e para për ta rregulluar situatën te Arsenali, dhe transferimi më i ri i klubit nuk është i zakontë, bën të ditur gazetari Chris Wheatley.
Transferimi më i ri i Artetas te Arsenali është një qen, përkatësisht i racës “chocolate Labrador”.
Arteta e ka bërë këtë gjë për ta ndrequr situatën aktuale te Arsenali, dhe t’i bëjë lojtarët të ndjehen më mirë.
Ndërsa qenin e ka emëruar “Win” apo ndryshe “Fitore”.