Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka raportohet se është gjithnjë e më afër klubit gjerman, Bayer Leverkusen.
Reprezentuesi i Zvicrës duket se sërish do të rikthehet në elitën e futbollit gjerman, por këtë herë jo të Borussia Monchegladach, por tek Leverkuseni.
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk e ka mohuar e as pohuar mundësinë që Xhaka t’i bashkohet Leverkusenit.
Sipas Artetës, kosovari është figurë e respektuar tek ‘Topçinjtë’.
“Ai është jashtëzakonisht një figurë e respektuar në klub.
Ai ka një histori të shkëlqyer këtu. Çdo gjë që ndodhë ne do ta diskutojmë”, ka thënë Arteta.