Ronald Araujo i shpreh dashurinë Barcelonës.
I intervistuar nga mediet spanjolle, mbrojtësi i katalanasve foli për kontratën e tij me klubin “blaugrana”.
Araujo theksoi se ka kontratë deri në 2026-ën, por shtoi se nëse do i jepej mundësi për rinovim do e bënte pa u menduar shumë.
“Kam kontratë deri në vitin 2026, por ka mundësi rinovimi. Jam shumë i lumtur këtu”-u shpreh uruguajani.