Presidenti i Bolonjas bëhet shpëtimtari i Eden Hazard

Futboll

Presidenti i Bolonjas bëhet shpëtimtari i Eden Hazard

Më: 19 maj 2023 Në ora: 15:49
Eden Hazard

Eden Hazard mund të largohet nga Real Madrid këtë verë dhe destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë MLS.

Sipas asaj që raporton “Marca”, Montreal ka shprehur interesim për futbollistin belg.

Me vetëm 10 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, Hazard është kthyer në një dështim për skuadrën madrilene dhe tashmë makthi i tij mund të marrë fund.

Pronari i Montreal i cili njëkohësisht është edhe presidenti i Bolonjas, Xhoei Saputo ka kontaktuar me Realin për të siguruar shërbimet e Hazard.

Saputo do të kthehet në Itali për ndeshjen që skuadra e Bolonjas ka ndaj Napolit javën e ardhshme dhe duke qenë në Europë, ai mund të përfitojë nga rasti për të diskutuar më konkretisht për të ardhmen e Hazard.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat