Xavi i lumtur për qëndrimin e drejtuesit të lartë

Futboll

Xavi i lumtur për qëndrimin e drejtuesit të lartë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 16:38
Barcelona

Në konferencën për shtyp përpara sfidës Barça-Real Sociedad, këtë të shtunë, ora 21:00, në “Spotify Camp Nou”, Xavi Hernández foli për organikën dhe lëvizjet në kupolën drejtuese (vjen Deco në vend të Jordi Cruyff, qëndron Alemany).

I pyetur se çfarë ndodhi që spanjolli (Alemany) ndryshoi mendje dhe nuk iu bashkua Aston Villas, trajneri ishte i qartë:

“Mateu na ka thënë se dëshiron të jetë këtu. Mateu është një person i jashtëzakonshëm, një kafshë pune. Ai ka vendosur rregull në klub”.

Sa i përket largimit të Jordi Cruyff, Xavi nuk u kursye lëvdatat:

“Jordi largohet, sepse donte të reja.

Do të na mungojë. Është person i besueshëm dhe shumë i vlefshëm. Mateu qëndron, por do të shohim nesër se çfarë do të ndodhë”.

I pyetur për largimet e mundshme, Xavi sqaroi:

“Ne po planifikojmë të ardhmen, por ende nuk kemi folur me lojtarët. Po lëvizim, sigurisht.

Ndeshjet e mbetura do të shërbejnë vetëm për imazh".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat