Barazim në derbi nuk është dramë, por nuk është as një rezultat, që i shkon për shtat
Partizanit, pasi tashmë të kuqtë nuk kanë asgjë në dorën e tyre për titullin kampion.
Pas ndeshjes Tirana festoi si të kishte fituar, ndërsa në kampin e kuq ishin dukshëm të zhgënjyer.
Madje, si rrallëherë trajneri Kolela është parë mjaft i nxehur.
Përveç trajnerit, edhe lojtarët nuk kanë qenë në gjendjen më të mirë emocionale pas ndeshjes, por më shumë inatin e ka reflektuar Kristian Mba, i cili nuk ka qenë i lumtur me zëvendësimin nga ana e trajnerit dhe ka refuzuar ta përshëndesë italianin, duke mos i dhënë dorën.
Megjithatë, pas ndeshjes situata ka qenë e nxehtë dhe me siguri ditën e djeshme palët janë ulur dhe kanë sqaruar gjithçka.
Si të gjithë lojtarët, Mba ka kërkuar të luajë deri në fund në derbi, por Kolela kishte ide të tjera.