PSG kanë filluar punën për të përforcuar skuadrën në merkaton e verës.
Në Francë përflitet për largimin e sigurt të dy yjeve, Lionel Messi dhe Neymar, dhe për këtë arsye priten afrime të mëdha.
Një prej objektivave kryesorë është Bernardo Silva i cili aktivizohet te Manchester City dhe në këtë sezon ka shkëlqyer.
Ylli portugez vendosi vulën e tij edhe me një dygolësh në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Real Madridit që përfundoi 4-0.
Sipas mediave vendase, PSG është gati të bëjë një ofertë që i kalon 100 milionë euro për kartonin e portugezit. Kontrata e këtij të fundit skadon në vitin 2025 dhe City nuk do ta linte të largohej, përveçse ndonjë oferte bindëse.