Skuadra e West Ham fitoi të drejtën për të luajtur në Pragë finalen e Conference League teksa mposhti në dy takime holandezët e AZ Alkmaar.
Në Angli,“Çekanët” triumfuan me shifrat 2-1 ndërsa në Holandë i mjaftoi edhe një fitore minale 1-0.
Nervat dhe tensioni ishte i lartë në radhët e tifozerisë holandeze, teksa pasi përfundoi sfida, ultrasit kaluan pengesat e stadiumit dhe shkuan për t’u konfrontuar në tribunën ku ishin të vendosur familjarët e lojtarëve britanikë.
Kjo shkaktoi panik te futbollistët e West Ham që gjithashtu u përfshinë në sherr ndërsa në videot e shfaqura, shihet një preh tifozëve anglezë që i bën ballë të gjithë holandezëve.
Ky i fundit ka përfunduar në të gjithë, në Angli tashmë konsiderohet si një hero duke qenë se ia doli me sukses të ndalte vrullin e ultrasve holandezë të cilët mund të kishin shkaktuar shumë dëme nëse do t’ia dilnin mbanë në tentativën e tyre për të sulmuar familjarët e futbollistëve.
Pas këtyre skenave, tifozi që iu bëri ballë holandezëve u shpreh se nuk i pëlqen të quhet hero ndërsa shtoi se nuk ishte i vetmi që u përplas me ultrasit holandezë.