Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, ka realizuar për fitoren e St. Paulit, me rezultat 4:3 në konak të Holstein Kiel, në takimin e javës së 33-të në Bundesliga II.
Paçarada ka treguar formë të mirë, duke e ndihmuar skuadrën e tij që të kthehet me tre pikë nga Kiel.
Paçarada u paraqit tiitullar dhe dëshmoi edhe një herë cilësitë e tij.
Për St. Paulin shënuan Afolayan (39'), Wahl (53' - autogol), Daschner (62') e Paçarada (74') dhe për vendasit Skrzybski (28' - nga penalltia); Komenda (78') e Reese (90+3').
St. Pauli renditet në vend të katërt me 57 pikë e Holstein në të nëntin me 43 sosh.