Darmstadti i Klaus Gjasulës siguroi matematikisht rikthimin në Bundesligë vetëm një javë para fundit të kampionatit.
Skuadra ku luan mesfushori i kombëtares shqiptare ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Magdeburgut, duke u ngjitur në kuotën e 67 pikëve, 6 më shumë se vendi i dytë dhe 7 më shumë se vendi i tretë.
Në këtë mënyrë, Darmstadt rikthehet në elitën e futbollit gjerman, teksa një rol mjaft të rëndësishëm në këtë sukses ka pasur padyshim edhe Klaus Gjasula.
Mesfushori i Kombëtares Shqiptare u përshtat në mënyrë perfekte em rolin e ri si qendërmbrojtës në rreshtimin me tre në prapavijë, duek fituar në vend titullari të padiskutueshëm në formacion.
Sezonin e ardhshëm, Gjasula do të ketë mundësinë të luajë sërish mes më të mirëve në Gjermani, gjë që e ka bërë edhe më herët me skuadrën e Paderbornit.