Struga Trim Lum sot e do edhe Kupën e Maqedonisë së Veriut

Futboll

Struga Trim Lum sot e do edhe Kupën e Maqedonisë së Veriut

Më: 20 maj 2023 Në ora: 11:55
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum e përfaqësuar nga trajneri Shpëtim Duro dhe dy kapitenët Flamur Tairi dhe Bunjamin Shabani folën para mediave në prag të ndeshjes finale të Kupës së Maqedonisë kundër Makedonija Gj.P.

Ndeshja në fjalë në program është sot, ndërsa në radhët e Strugës vërehet një optimizëm shumë i madh, sidomos pas fitimit të titullit kampion.

Ndeshja Struga Trim Lum – Makedonija GJ.P zhvillohet sot në ora 17:00.

“Ne e mbaruam një edicion të suksesshëm, duke fituar titullin kampion, tashmë jemi përballë  një aktiviteti tjetër, që është Kupa e Maqedonisë.

Jemi përgatitur gjatë gjithë kësaj jave, që me seriozitet, me përqëndrim maksimal, të shkojmë në këtë takim, që patjetër është një eveniment shumë i rëndësishëm, është takim final dhe do ta vlerësojmë në mënyrë jashtëzakonisht maksimale”, tha Duro..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat