Ish-mesfushori-sulmues i Interit, Wesley Sneijder, i cili ishte i pranishëm në “Curva Nord” për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Milanit, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.
Në mesin e shumë temave të trajtuara, ky ishte mendimi i tij për krahasimin mes Manchester City aktual dhe Barcelonës së vitit 2010 (të drejtuar gjithmonë nga Guardiola) dhe qendërsulmuesin Haaland:
“Ekipet janë të ndryshme, edhe futbolli gjithashtu ka ndryshuar.
Guardiola vazhdon të përtërijë filozofinë e vet të lojës dhe ka një grup të mrekullueshëm lojtarësh, por diçka prapa mund të çedojë.
Për më tepër, Interi është fizikisht i strukturuar dhe mund ta përballojë presingun e kundërshtarit.
Haaland është ndoshta qendërsulmuesi më shkatërrues në Evropë për momentin, por askush nuk fiton i vetëm në futboll. Për më tepër, lojtarët e City janë të gjithë të rrezikshëm, është e kotë të përqendrohesh vetëm te njëri”.
Wesley Sneijder, ish-mesfushori sulmues i Interit, protagonisti absolut në sezonin e tripletës historike zikaltër, zbuloi edhe një anekdotë të atij viti: “Marrëdhënia që Mourinho kishte me Materazzin ishte e veçantë.
Disa javë para finales së Ligës së Kampionëve, trajneri e thirri atë në zyrën e tij dhe i tha: Ja një letër.
Do ta fus në një zarf. Hape pas ndeshjes…
Në të kishte shkruar fjalë për fjalë rezultatin e ndeshjes finale kundër Bayern Munichut.
Fitimi i Ligës së Kampionëve është ëndrra e çdo futbollisti. Preka me dorë për herë të parë e atij trofeu ishte një moment unik, që nuk do ta harroj kurrë”.