Kim, Rabiot, Kane, Vlahovic, Osimhen, Kvaratskhelia, Coman. Këto janë vetëm disa nga synimet e Manchester United në merkato për sezonin e ardhshëm.
Do të jetë një verë e nxehtë për klubin anglez, i cili përballet me transferimin e pronësisë, por, ndërkohë është i detyruar të përforcojë fuqinë punëtore për të shmangur përsëritjen e sezonit, me zonën e Champions League të pasigurt deri në ndeshjen e fundit.
Gazeta “El Pais” bën të ditur se Manchester United ka parashikuar një buxhet prej rreth 500 milionë euro për përforcimin e të gjitha reparteve. Po cilët lojtarë ndjek Manchester United?
Ka shumë emra në radarë, në Itali luajnë shumë nga dëshirat e “Djajve të Kuq”.
Te Juventusi dhe Napoli në veçanti. Te Juventusi, për shembull, pëlqehen shumë Rabiot dhe Vlahovic.
Nga skuadra që sapo ka fituar titullin e Serie A, flitet se Manchester United “vë bast” për Kim Min-Jae, me konfirmimin e agjentëve për një interes historik, por edhe Osimhen e Kvaratskhelia për sulmin. Por lista e dëshirave është më e madhe dhe në sulm përfshin, gjithashtu Kane e Coman.