Tirana do të ketë një përballje tepër të vështirë në Abisnet Superligë, vetëm pak ditë pas derbit me Partizanin, ndërsa Laçi e pret në Kurbin.
Trajneri Orges Shehi e ka të qartë situatën dhe sesa shpejt mund të ndryshojë gjendja në renditje, me Partizanin që është gati të përfitojë.
Skuadrës i kthehen Hila e Hasani, por ka mungesa mes të cilëve Lushkja e Gjumsi. Kur vjen fundi padyshim që rritet edhe presioni.
"Laçi? Është përballja e radhës, e vështirë pasi ka edhe 3 javë.
Do të jetë kalendar i ngjeshur. Laçi është përballja e parë dhe një skuadër konkurruese e kanë një trajner me shumë eksperiencë e të aftë.
Një nga ato lojtar që ishte idhull te Laçi, Lushkja, fatkeqësisht deri në fund të sezonit nuk do të jetë i gatshëm pasi u dëmtua në ndeshjen me Partizanin.
Lojtarët shqiptare që kanë disa vite këtu edhe lëvizin nga një skuadër në tjetër dhe nuk mendoj që ka sfidë pa ish-ë brenda.
Secili përqendrohet te skuadra ku është për të bërë më të mirën për momentin duke mos menduar për të shkuarën apo të ardhmen", tha Shehi.