Tashmë është konfirmuar se Roberto Firmino do të largohet nga Liverpool-i si transferim i lirë në fund të këtij sezoni.
Sipas “Fichajes”, sulmuesi braziliani është në kërkim të një aventure të re. Firmino është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Real Madridin.
‘Los Blancos’ janë duke kërkuar zëvendësuesin e Karim Benzema, i cili po shkon drejt fundit të karrierës.
Braziliani thuhet se është objektiv i skuadrës ‘merenguese’. Drejtuesit e Real Madridit janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me agjentin lojtarit të cilin synojnë ta sjellin në ‘Bernabeu’ gjatë kësaj verë.
E ardhmja e brazilianit, siç raportohet, do të vendoset shumë shpejtë.