Betim Fazliji mund të largohet nga St Pauli pas vetëm një viti qëndrim në qytetin e Hamburgut.
Mesfushori nga Kosova nuk ka pasur shumë hapësira tek skuadra gjermane dhe largimi në verën e këtij viti duket mëse i mundshëm.
24-vjeçari mund të rikthehet sërish në Zvicër ku tanimë dy skuadra kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.
Ish-skuadra e tij St Gallen, por edhe Baseli kanë kontaktuar St Paulin pët të pyetur rreth situatës së Fazlijit.
Në Zvicër po e shohin Baselin si favorit për t’i fituar shërbimet e Fazlijit, pasi aty është trajneri Timo Schultz që e transferoi në St Pauli mesfushorin tonë.
Një tjetër fakt interesant është se Fazliji ka agjent Philipp Degenin, vëllain e presidentit të Baselit, David Degen.
Reprezentuesi kosovar këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje me St Paulin, por kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë.