Sedloski: Ndaj Partizanit një ndeshje e vështirë

Futboll

Sedloski: Ndaj Partizanit një ndeshje e vështirë

Më: 20 maj 2023 Në ora: 14:04
Pamje nga një ndeshje

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Partizanit, Goce Sedloski ka folur në lidhje me përgatitjen e kësaj ndeshje të vështirë.

Sfida do të luhet ditën e nesërme në orën 16:00 në Tiranë.

Partizani ndodhet aktualisht në vendin e dytë me 58 pikë, ndërsa Vllaznia në vendin e katërt me 46 pikë.

Të dyja skuadrat kanë objektiva të rëndësishme.

Partizani dëshiron titullin kampion, ndërsa shkodranët duan kualifikimin për në kupat evropiane për sezonin e ardhshëm.

“Si fillim pas ndeshjes me Teutën kemi pushuar mjaftueshëm, kemi filluar stërvitjen një ditë pas ndeshjes.

Përpara nesh kemi një kundërshtar të fortë që lufton për titull, ndërsa ne normalisht luftojmë për tjetër gjë.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Secili prej nesh ka qëllimet e veta, por ne duhet t’i luajmë ndeshjet e mbetura në mënyrën më të mirë të mundshme, duke filluar që nesër për të tentuar një rezultat pozitiv.

Partizani është një kundërshtar i fortë, por ne kemi qëllimet tona.
Nuk mund të ndërmarrë ndonjë vendim për skuadrën pasi ne luajmë çdo tre ditë.

Në këtë situatë është e vështirë, por duhet ta kenë parasysh të gjithë lojtarët që ndeshja luhet për 95 minuta dhe duhet të japin maksimumin nga vetja dhe mendoj se këtë do ta bëjnë!", tha Sedloski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat