Dukagjini do të përballet me Trepçën ’89 në stadiumin ’18 qershori’ në Klinë në kuadër të xhiros së 35-të.
Klinasit janë në kërkim të një vendi që do t’i dërgonte për herë të parë në histori të klubit në garat evropiane.
Të besuarit e Armend Dallkut vijnë në këtë sfidë pas dy fitoreve radhazi dhe synojnë një tjetër tre pikësh në përballje me mitrovicasit.
Nga ana tjetër Trepça ’89 është në pozitë të vështirë dhe synon të fitoj pikë në Klinë.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Haxhihamza, Neziri, Basriu, Syla, Kyci, Zabergja, Hugo, Khomutov, John, Merlaku, Santos.
Trepça ’89: Kaqiu, Dumani, Mashau, Augustine, Dushi, Sahiti, Nimani, Rrahmani, Fatty, Rashica, Adu-Kwaw.