Përfundojnë pjesët e para, Dukagjini i Klinës është në epërsi me rezultat 2:0 ndaj Trepçës ’89, në takimin e javës së parafundit (35-të) të elitës së futbollit të Kosovës në futboll.
Golat i realizuan Santos (9’) e John (18’).
Llapi avancon me 1:0 ndaj Gjilanit.
Autor i golit është Selimi (28’).
Prishtina është në epërsi me 2:1 ndaj Drenicës.
Për Prishtinën shënuan Kryeziu (11’), Hyseni (20’) dhe për Drenicën realizoi Dervishaj (28’).
Ballafaqimi mes Ballkanit dhe Ferizajt e Dritës e Malishevës, pa gola në pjesën e parë.
Në minutën e 28-të tërthorësja shpëtoi portën e Ferizajt.