Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Trepçës ’89, në takimin e javës së parafundit (35-të) të elitës së futbollit të Kosovës në futboll.
Dukagjini ka përforcuar vendin e katërt, duke tubuar 50 pikë, ka dy më shumë se Prishtina.
Golat për Dukagjinin i realizuan Santos (9’), John (18’), Merlaku (50’) dhe për Trepçën ’89 realizoi Dushi (52’).
Trepça ’89 është në vend të parafundit (i nënti) me 35 pikë dhe rrezikon të bie nga elita.
Trepça ’89 në javën e fundit e pret Prishtinën dhe Dukagjini i shkon Ferizajt.