Llapi ka barazuar 2:2 me Gjilanin në kuadër të javës së 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, me këta të fundit që siguruan vendin e tretë dhe do të luajnë në Evropë.
Ndeshja nisi me një kujdes të shtuar nga të dyja anët, duke ditur për cilësitë që kanë.
Por, ishte minuta e 26-të e takimit, kur skuadra nga Podujeva kaloi në epërsi me anë të Trimor Selimit, që u asistua prej Francisco Riveras.
Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tri gola të tjera.
Ishte minuta e 65-të e takimit, kur Mevlan Zeka i barazoi shifrat në 1-1, për të shtuar edhe më shumë besimin te bashkëlojtarët.
Për përmbysjen e rezultati u përkujdes sërish Zeka, që shënoi në minutën e 80-të për 2-1.
Mirëpo, Llapi nuk u dorëzua deri në fund dhe ia doli të merrte një pikë nga penalltia e realizuar prej Alef Firminos në minutën e 88-të.
Gjilani me këtë fitore e blindon pozitën e tretë për këtë sezon me 55 pikë, ndërsa Llapi ka rënë në vendin e shtatë me 43 sosh.