Bayerni i Munihut tronditet në “Allianz - Arena” në Munih.
Bavarezët pësuan humbje me rezultat 3:1 nga Leipzig dhe rrezikojnë që të mbeten duarbosh në këtë edicion (2022-2023).
Në minutën e 25-të Gnabry ka shënuar pas asistimit të Mullerit.
Leipzig këndellet dhe triumfojnë me përmbysje duke iu falënderuar golave të Laimer (65'), Nkuku (76' - nga penalltia), Szoboszlai (86' – nga penalltia).
Një javë para se me ra perdja e kampionatit gjerman, Bayerni kryeson me 68 pikë por ka një ndeshje dhe një pikë më shumë se Dortmund dhe Leipzig është në pozitën e tretë me 63 sosh.