Jurgen Klopp pritet të mbyllë në fundin e sezonit aventurën fantastike te Liverpooli. Trajneri gjerman qëndron në stolin e The Reds prej tetorit të vitit 2015.
55-vjeçari ka fituar trofe të rëndësishëm në Anfield: sidomos titullin që mungonte prej 30 vitesh dhe Champions League.
Emri i Klopp lidhet me stolin e Napolit në Serie A, ndërkohë që drejtuesit e Liverpoolit kanë piketuar një italian si pasardhësin e tij.
I preferuari i drejtuesve të klubit historik është Roberto De Zerbi, i cili po i mahnit të gjithë me futbollin që po praktikon te Brightoni.
43-vjeçari ka zhvilluar një punë shumë të mirë edhe në stolint e Sassuolos, por edhe të Shakhtar Donetsk.
Drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur bisedimet e para me De Zerbin, i cili ëndërron të vijojë karrierën në mitikun Anfield.
Pak ditë më parë, Klopp thuri elozhe për homologun italian, ku ndër të tjera tha: “Më pëlqen shumë De Zerbi, Brightoni i tij po luan një futboll të pabesueshëm”.