Xhaka nuk pati fat

Futboll

Xhaka nuk pati fat

Më: 20 maj 2023 Në ora: 21:09
Xhaka

Taulant Xhaka, për pak Shqipëria bëri “tris” finalesh!

Kur një javë më parë fitonin kundër Fiorentinës në Itali me rezultatin 2:1, në Zvicër mendonin për finalen e parë europiane, ku do të ishte i pranishëm një ekip zviceran.

Shansin e artë e pati Baseli i Taulant Xhakës, por në ndeshjen e kthimit shqiptari me shokët më shumë se të paaftë, ishin të pafat.

Dy shtylla dhe shumë goditje e dëshmojnë këtë, siç e dëshmon edhe goli i kualifikimit “vjollcë”, që erdhi në kohë shtesë.

Mëkat për Baselin, por edhe për mesfushorin e Shqipërisë, i cili mund të përfaqësonte kombin tonë në finalen tjetër të Europës pas Champions-it dhe Ligës së Europës, ku do të kemi respektivisht Kristjan Asllanin me Interin dhe Marash Kumbullën (i dëmtuar) me Romën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat