Bayern Mynih rrezikon të parakalohet sot nga Borussia Dortmund pas humbjes 3:1 që pësoi dje në shtëpi nga Leipzig.
Trajneri Thomas Tuchel nuk e beson ende këtë dështim, që mund t’i kushtojë titullin kampion.
“E nisëm mirë ndeshjen dhe gjithçka po shkonte mirë, duke dalë edhe në avantazh.
Në pjesën e dytë tuajse nuk ishim më në fushë dhe ndodhi përmbysja e madhe e miqve”, tha Tuchel.
“Ende sot nuk arrij ta kuptoj se çfarë ndodhi në fushë në 45 minutat e dyta.
Jam totalisht i habitur me këtë rezultat dhe atë që ndodhi në pjesën e dytë, nuk arrij dot ta shpjegoj”, u shpreh Thomas Tuchel.