Ander Herrera e ka të qartë pse Leo Messi po kontestohet nga tifozët e PSG-së. Mesfushori spanjoll, i cili verën e kaluar u rikthye te Athletic Bilbao, kaloi tri sezone në “Parc des Princes”.
Në një prononcim për beIN Sports, Herrera deklaroi: “E admiroja Messin përpara se ta njihja.
Pasi e njoha nga afër e admiroj edhe më shumë si futbollist dhe si njeri.
Në Paris nuk ekziston durimi. Fiksimi për të fituar Champions League nuk ndihmon askënd, kështu që kush paguan në fund? Më i miri i skuadrës kritikohet nga tifozët”, u shpreh 33-vjeçari bask.
PSG nuk e ka fituar kurrë më parë trofeun e Champions League.
Pavarësisht merkato fantastike, skuadra franceze nuk po ia del të triumfojë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.