Xavi duket se do të qëndrojë gjatë te Barcelona.
Në konferencën e dhënë para ndeshjes së kampionatit, trajneri ka bërë me dije se rinovimi nuk do jetë një problem.
“Rinovimi? Nuk do të jetë problem dhe nuk është prioritet tani.
Unë kam një kontratë njëvjeçare, nuk do të jem kurrë problem për Barçën pavarësisht se lexoj të kundërtën.
Do të doja të qëndroja këtu për pjesën tjetër të jetës sime, po numërohen rezultatet dhe paraqitjet.
Ky sezon ka dhënë frytet e para, mund të bëjmë gjëra edhe më të mëdha” – tha ai.
Tekniku 43-vjeçar numëron 86 ndeshje në krye të skuadrës katalanase, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.09. Kujtojmë që Barça ka fituar titullin kampion këtë sezon.