Ish-ndihmës trajneri i Manchester United, Rene Meulensteen, ka këshilluar Djajtë e Kuq që të provojnë sërish të marrin mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
Trajneri i United, Erik ten Hag ka bërë përpjekje të shumta për të nënshkruar me De Jong.
Meulensteen i tha klubit zyrtar të tifozëve skandinavë të Manchester United: “Ata kanë nevojë për një mesfushor vërtet të mirë.
“Po, ata kanë Casemiron, kanë Christian Eriksen dhe Bruno Fernandes – shumë përvojë, shumë cilësi – por ka edhe pak dobësi sepse mendësia e tyre është kryesisht për të ecur përpara.
“Unë do të bëja 100 për qind gjithçka për të marrë De Jong. Ai ka energji, ka këmbë, ai është taktikisht shumë, shumë i mirë në përgatitje.
“Për De Jong, mendoj të jem mjaft i sinqertë, ai do të kishte qenë tashmë këtu nëse nuk do të ishte i lumtur te Barcelona.
“Por ai është padyshim shumë i lumtur që luan për Barcelonën, përndryshe ai do të ishte larguar. Por unë mund ta kuptoj pse Ten Hag po e ndjek atë”.