Feronikeli 74 dhe Fushë Kosova janë anëtarë të rinj të elitës së futbollit të Kosovës.
Feronikeli 74 është kampion në Grupin A dhe Fushë Kosova në Grupin B të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.
Feronikeli 74 mori një pikë të madhe në Prizren (0:0) në duel me A&N dhe kjo pikë e ngriti në elitë.
Liria e Prizreni renditet në vend të dytë në Grupin A dhe Ulpiana në Grupin B, do të luajnë në barazh mes vete dhe fituesi mes tyre takohet me të tetin e Superligës.
Barazhi pritet me emocione të mëdha.