tKa qenë një ndeshje shumë e rëndësishme ajo e zhvilluar nga Nottingham Forest kundër Arsenal-it dhe që i ka dhuruar matematikisht titullin në Premier League Manchester City-t.
Megjithatë, në qendër të vëmendjes nuk ka qenë vetëm rezultati i ndeshjes me vendasit që kanë mundur 1-0 skuadrën e Arteta-s, por edheh një episod i veçantë që ka pasur për protagonistë portierët dhe veçanërisht rezervën e Keylor Navas, Wayne Hennessey.
Portieri titullar ishte në fushë, por ka qenë i detyruar të largohet për shkak dëmtimi pak sekonda para fundit të ndeshjes.
Në vendin e tij është futur Hennessy, i cili ka prekur një herë topin para se arbitri ta mbyllte ndeshjen.
Futje në fushë, rivënie në lojë e topit dhe mbyllje e ndeshjes për Hennessy, i cili është kthyer në hero në rrjetet sociale për të gjithë ata tifozë që e kanë ndjekur ndeshjen dheh, natyrisht, edhe për tifozët e tij.