Atletico e Madridit fitoi thellë 3:0 ndaj Osasunës dhe shuan shpresat e ekipit navarr për një vend në Kupat e Europës.
Carrasco, Niguez dhe Correa ishin autorët e golave që vendosën këtë sfidë, rezultati i së cilës mban në lojë skuadrën e Simeones për vendin e dytë.
Ta parin “Los Colchoneos” e shënuan në fundin e pjesë së parë me Carrascon, që shfrytëzoi një asist perfekt të Antoine Griezmann.
Në minutë e 62-të ishte radhazi e Niguez për të dërguar topin në rrjetë.
Ndërsa golin që vulosi fitoren 3-0 të Atleticos e shënoi Correa, pas pasimit perfekt të De Paul.