Fitore me aromë mbijetese për Stuttgartin në Bundesliga. Katër herë kampionët e Gjermanisë fituan 1-4 në fushën e Mainzit, sukses që mban skuadrën jashtë zonës së ftohtë.
Të parët kaluan në avantazh vendasit me anë të Marcus Ingvartsen, por japonezi Ëataru Endo barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë.
Marca zbulon Uzunin, rrëfimi në 360 gradë i sulmuesit: Përballja me Ronaldon dhe premtimi ndaj vetes!
Stuttgarti nuk u përmbajt në fraksionin e dytë të takimit, gjatë së cilit realizoi edhe 3 gola të tjera. Me Serhou Guirassy, Chris Fuhrich dhe Tanguy Coulibaly.
Stuttgarti luan në shtëpi në javën e fundit të kampionatit përballë Hoffenheimit, duel që duhet fituar me çdo kusht për të vijuar qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.