Lojtari i Chelsea, Ruben Loftus-Cheek mund ta vazhdojë karrierën në Serie A, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Kjo për arsye se Milan ka shprehur interesim për shërbimet e tij dhe për këtë kanë filluar negociatat në mes të dy palëve.
Anglezët nuk e dëshirojnë opsionin e huazimit.
Por ata dëshirojnë që ta shesin menjëherë kartonin e Loftus-Cheek tek italianët.