Fillon “lufta” për të siguruar pjesëmarrjen në elitën e futbollit shqiptar

Futboll

Fillon “lufta” për të siguruar pjesëmarrjen në elitën e futbollit shqiptar

Më: 23 maj 2023 Në ora: 09:06
Fillon “lufta” për të siguruar pjesëmarrjen në elitën e futbollit shqiptar

Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e “PlayOff-it”, ku katër skuadra do të “luftojnë” për të siguruar pjesëmarrjen në Superligën e Shqipërisë.

Në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë, skuadra e Apolonia Fierit do të zhvillojë ndeshje si mysafire kundër Flamurtarit, raporton KosovaPress.

Flamurtari i mbylli garat e rregullta në Ligën e Parë duke u pozicionuar në vendin e tretë me 46 pikë, krahas Apolonisë së Fierit që u rendit e gjashta me 38 pikë të arkëtuara.

Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Tomori Beratit dhe Korabi Peshkopisë.

Tomori Berati i mbylli garat e rregullta në vendin e katërt me 43 pikë të arkëtuara, krahas Korabi Peshkopisë që zuri vendin e pestë në kuotën e 38 pikëve.

Nga Liga e Parë, Skenderbeu dhe Dinamo janë dy skuadrat që kanë siguruar automatikisht hyrjen në elitën futbollit shqiptar.

16:00 Flamurtari – Apolonia Fier

16:00 Tomori Berat – Korabi Peshkopi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat